Ese argumentuese për "Arsimin"
Arsimi ka qenë dhe do të mbetet padyshim shtylla më e fortë që ka mbajtur dhe mban çatinë e shoqërisë. Është arsimi ai që bën të mundur ruajtjen, zhvillimin dhe përparimin e vlerave të individit dhe të kombit.Është ushqyesi më i qenësishëm i mendjes, por gjithashtu është edhe pishtari i sistemeve. Ai nënkupton ngulitjen e vlerave morale, të menduarit kritik dhe luan një rol jetësor në formimin tone duke na dhënë mundësinë të bëhemi produktiv i një shoqërie të civilizuar duke përvetësuar të gjitha aftësitë e nevojshme.ARSIMI
Por shpesh-herë studentët dhe prindërit hasin vështirësi në zgjedhjen e shkollave,gjimnazeve apo universiteteve të ndryshme…Disa kanë dëshirë për arsimimin publik disa për arsimin privat. Arsimi publik financohet nga qeveria e shtetit ndërsa universitetet private mbështeten në shkollimin dhe financimin nga individë ose organizata private.
A jane nxënësit që mbarojnë arsimin privat, më të privilegjuar sesa ata që mbarojnë arsimin publik? A janë të dy llojet e arsimit si publiku dhe private të njejtë? Nga ndryshojnë ato?
Ka disa gjëra që duhen marrë në konsideratë kur zgjedhim midis arsimit publik dhe privat.
Shkollat private zakonisht kanë godina më të vogla në krahasim me ato publike dhe kanë kushte më të favorshme për studentët. Shtimi i institucioneve private në vendin tonë nuk I ka zgjidhur në mënyrë të plotë problemet e arsimit por u shfaq si alternativë më e mirë .Në aspektin infrastrukturor, janë institucionet private që sollën në mënyrë masive kompjuterin në vendin tonë çka për një kohë të gjatë madje dhe sot vazhdon ta ruajë luksin e vet. Janë institucionet private, që mundësuan laboratore, klasa me pak nxënës, si dhe mësues të predispozuar për të zgjidhur problemet e nxënësve , mundësinë për tu pajisur me cdo mjet që i duhet orës së mësimit por nuk është përherë një domosdoshmëri kjo alternativë.
Shkollat private kanë staf pedagogjik më të përgatitur dhe me diplomim jashtë vendit.Sistemet e arsiminit janë më të aftërt me nxënësin dhe i japin më shumë komformitet nxënësit për nxenje më aktive ose më të thjeshtë…
Arsimi privat të mundëson gjithashtu dhe pjesën e angazhmin e mësuesve të huaj duke mësuar informacione plus,gjë që shkollat publike nuk I kanë.
Duke parw dhe pjesën e pandemisë, rregullat në shkollat private janë më strikte dhe më të lehta për tu mbajtur sepse ka më pak student.
Ndryshimi më i madh mes shkollave publike dhe private është çmimi. Sipas ligjit, çdo fëmijë ka të drejtë të ketë shkollim të lirë dhe të barabartë. Shkollat publike janë të udhëhequra nga shteti, kurse çmimet e shkollave private dallojnë nga shkolla në shkollë.
Një nga avantazhet e shkollave publike është dhe fakti se janë falas, pra pa pagesë, gjë kjo që ndihmon cdo familje që mund të mos ketë mundësi ekonomike për të përballuar një shkollë private dhe duke i dhënë mundësi studentëve të cdo skaji të vendit të kenë një mundësi arsimi pa kosto.Nga ana tjetër për pjesën e pagesës në shkollat private gjithcka është e përfshirë ndryshe nga shkollat publike që duhet të japësh kontribute për raste specifike.
Në shkollat publike kemi një diversitet me nxënës ku gjithësecili përpiqet që të përshatatet në të. Aty nxënësit njihen dhe njohin kultura dhe karaktere të ndryshme me njëri-tjetrin. Pra, kush del në krye? Shkollat publike apo shkollat private? Siç mund ta shihni, nuk ka përgjigje të qarta ose përfundime. Shkollat publike kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Shkollat private ofrojnë një alternative… Nuk ka përgjigje të saktë ose të gabuar pasi çdo student ka nevoja, dëshira dhe forma socio-ekonomike të ndryshme që mund të ndikojnë në zgjedhjet e tyre për shkollën. Kjo e bën thelbësore të mos zgjidhni një shkollë bazuar në vendin ku po shkojnë miqtë ose bashkëmoshatarët tuaj. Është mëse e sigurt që nuk është një vendim i lehtë, kështu duhet marrë pak kohë për të shqyrtuar opinionet pro dhe kundër të ndjekjes së një arsimi publik ose privat .
Comments
Post a Comment