Ese per Token
ESE:TOKA
Toka siguron mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e njeriut, por
jo lakminë e secilit prej nesh.Të flasësh për Tokën nuk është aq e lehtë. Bota
natyrore është një çudi e jashtëzakonshme që na frymëzon të gjithëve. Ajo
mbështet ekonominë tonë, shoqërinë tonë, me të vërtetë vetë ekzistencën tonë.
Pyjet, lumenjtë, oqeanet dhe toka na sigurojnë ushqimin që hamë, ajrin që
thithim, ujin me të cilin vaditim të lashtat.Sa here qe shikoj nje peisazh qe n
aka dhuruar Toka ndjej që mushkëritë e mia të fryhen me rrjedhën e peizazhit -
ajrin, malet, pemët, njerëzit dhe mendoj
kjo është një nga ndjesitë që duhet të jesh i lumtur
Ne kemi një univers brenda vetes që imiton universin jashtë.
Askush nga ne nuk është thjesht i zi apo i bardhë, ose asnjëherë i gabuar dhe
gjithmonë i drejtë. Asnje. Askush nuk ekziston pa polaritete. Të gjithë kanë
forca të mira dhe të këqija që punojnë me ta, kundër tyre dhe brenda tyre.Toka është
vet ajo qe mban mbi vete gjithcka të mirë dhe të keqe por ajo kur nuk është kthyer kundër nesh.Toka është shtepia jonë e
vetme.Është toka ku kemi lindur,kemi filluar të jetojmë edhe aty kemi për të
vdekur.Të flasësh për Tokën nuk është shumë e lehtë…Eshtë shtëpia e milionave
gjallesave si dhe bukurive të shumta që ajo mbart.Ajo nuk është thjeshtë një
sferë që i “jep gjallëri” galaktikës por si një bashkim i fortë dhe i pandashëm
vlerash.Ndërthurja e ngjyrave të saj të ndezura u japin jetë shumë gjallesave
dhe shume peisazheve te ndryshme.
Toka është burimi
i jetës pozitive,burimi I harmonisë dhe paqes universale të njeriut në raport
me vetveten dhe me natyrën. Ajo zakonisht perceptohet përmes shqisave, dhe
natyra i përkëdhel ato në mënyra më të buta. Në prani të saj, ne jemi të
stimuluar të mendojmë. Pas shumicës së krijimeve tona artistike, letërsisë
sonë, ka një shushurimë të largët të gjetheve, një ndezje yjesh,nje cicerim
zogjesh,një hungërim kafshësh,një zhurmë makinash,një kënge fëmijësh… Ajo është
një fabrikë frymëzimi,është muza e përkryer e njeriut.Eshtë një mikeshë…Atë po
ashtu mund ta quajmë gjithashtu nëna e gjithckaje të gjallë që ekziston mbi të.Zoti
na ka dhënë tokën për të lindur,jetuar shëndëtshëm.Por që të jetosh shëndetshëm
mbi të, duhet të kujdesesh.Cfarë e ndot Tokën?Shikoni përreth:shumica e asaj që
shikojmë cdo ditë është kërcënim i kësaj gjëje madhështore që ne na krijoi.Vetë
ne njerëzit jemi shkaktarët e kësaj gjëje.Ne po shkatërrojmë natyrën me një
ritëm të paparë, duke kërcënuar mbijetesën e një milion specie dhe të ardhmen tonë, gjithashtu. Por nuk është
vonë për t'i shpëtuar atë dhe veten tonë .Veprimet tona kundrejtë Tokës mund të
jenë gjithashtu fatale por ka raste që ne nuk e kuptojmë.Jemi mësuar viteve të
fundit ta shikojmë atë si një “makineri plerash”por një makineri që ne të
ardhmen mund te kthehet si vdekjeprurese për disa…
Por në një moment të dytë Toka gjithashtu do të na i kthej
me të njejtën monedhë. Ndërsa të gjitha aktivitetet njerëzore po ndikojnë në
jetën e organizmave të tjerë, njerëzit duhet vetëm të ndërmarrin hapa për të mbrojtur
tokën dhe burimet e saj. Një përpjekje e vogël do të zgjasë shumë në fundin e
të gjithëve.Cdo veprim pozitiv mund të bëjë një ndryshim. Toka është rrethina
më e bukur dhe tërheqëse përreth nesh, e cila na bën të lumtur dhe na siguron
mjedis natyror për të jetuar të shëndetshëm.
Në fillim,Zoti krijoi qiejt dhe tokën.
Genesis 1:1
Comments
Post a Comment